Contacts

Hapësira Kampus Frans në Shkup u krijua në vitin 2001, në kuadër të një politike gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme për promovimin e arsimit sipëror francez. Aktivitetet e kësaj hapësirë janë të larmishme dhe të orientuara drejt një publiku të interesuar për të studiuar në Francë.

Hapësira ofron ndihmë konkrete dhe vazhdim të rregullt të zbatimit të projektit studimor në Francë: informata, analizë të projektit dhe orientim drejt trajnimeve dhe institucioneve, procedurave të aplikimit, ndihmë për përpilimin e dosjes dhe mbarëvajtje me institucionet deri në përgjigjen përfundimtare, financim të projektit, përgatitje për nisje.
Hapësira Kampus Frans kontribuon në krijimin e partneriteteve ndërmjet universiteteve franceze dhe atyre në Maqedoninë e Veriut, si dhe organizon misione për prezantimin e programeve universitare franceze.

Mos ngurroni të vini të na takoni!
Instituti Francez i Shkupit
Hapësira Kampus Frans.
Rruga Shën Kirili dhe Metodi, nr. 48
1000 Shkup
Telefoni: (02) 3129 288
Education@ifs.mk